Klopp: Nuk do të shkoj në Serie A

Prishtinë | 17 Shk 2020 | 17:41 | Nga Ekonomia Online

Jurgen Klopp ka përgënjeshtruar zërat për një kalim të mundshëm të tij në Serie A.

Tekniku gjerman bëri të ditur se ishte legjenda e Milanit, Arrigo Sacchi, ai që e frymëzoi të drejtonte ndonjë skuadër në Itali më herët, por insistoi se nuk është i gatshëm, të paktën tani për tani, që ta bëjë një hap të tillë në karrierën e tij.

Trajneri gjerman, që fitoi Ligën e Kampionëve me Liverpoolin sezonin e kaluar, u shpreh se për të kaluar në Itali si menaxher i duhet kohë derisa ta mësojë gjuhën, gjë për të cilën nuk është i gatshëm aktualisht, përcjell lajmi.net.

‘’Nuk do të vij në Itali sepse udhëtimet planifikoj t’i bëj pasi ta përfundoj karrierën time’’, deklaroi Klopp për Radio Anch’io Sport, transmeton lajmi.net.

‘’E dua vendin tuaj, kohën dhe ushqimin këtu. Por ta ushtroj detyrën time atje do duhej ta mësoja gjuhën për të cilën do të më nevojitej kohë, mbase një vit. Do të vij në ndonjë ditë pushimi por për të punuar…nuk e di’’, përfundoi gjermani.

Klopp po kalon një sezon fantastik me ‘Reds’ këtë sezon, ku pas 26 xhirove në Premierligë skuadra e tij është e pamposhtur me 76 pikë. Rruga nëpër të cilën po kalon Liverpooli këtë sezon është e rrallë dhe padyshim meritori kryesor për këto paraqitje ëshë vet trajneri.

Të ngjashme