Klopp: Nuk erdhëm në Madrid për t’u hakmarrë

Prishtinë | 06 Pri 2021 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka thënë se ai dhe lojtarët e tij nuk futen sonte në lojë kundër Realit të Madridit për t’u hakmarrë në lidhje me humbjen “kontestuese” të tre vjetëve më parë, në finalen e Champions 2018.

Madrilenët e kishin fituar ndeshjen 3 me 1, për t’u shpallur kampionë të Evropës, për herë të tretë radhazi, dhe të për herë të katër, në pesë vjet.

Momenti më kritik i atij takimi ishte faulli i Sergio Ramos ndaj Mohamed Salah, që përfundoi me lëndimin dhe largimin e këtij të fundit nga loja.

“Nuk jemi në një tour hakmarrës këtu. Jeta është kështu si është. Nuk besoj shumë në hakmarrje. Por do të ishte mirë të kalojmë në raundin tjetër”, ka thënë Klopp, para takimit që luhet sonte në Madrid. “Ne po kalojmë nëpër momente të mira në Premier League dhe po shpresojmë ta ruajmë këtë momentum. Mund të na ndihmojë shumë”.

Trajneri gjerman i anglezëve ka thënë se ekipi i tij është në nivelin më të lartë të motivimit dhe kjo, sipas tij, nuk ka të bëjë gjë me finale e 2018-s, por me faktin se janë në garë për të fituar sërish Ligën e kampionëve.

“Kur na ra shorti për të luajtur me Realin, e kam menduar atë lojë. Kjo është ndeshja e parë me ta, praj asaj kohë”, ka deklaruar Klopp.

Liverpool ka triumfuar 6 herë deri tashti në këtë gaë. Reali është larg përpara. I ka 13 tituj.

Të ngjashme