Klopp nuk është penduar për largimin e Clyne

Prishtinë | 02 Shk 2019 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Menaxheri gjerman, Jurgen Klopp, ka thënë se nuk i vjen keq që ka lejuar Nathaniel Clyne të largohet.

Mbrojtësi anglez, Nathaniel Clyne, është huazuar nga skuadra AFC Bournemouth, shkruan Goal.

Ndërsa pavarësisht faktit që disa lojtarë të skuadrës Liverpool janë të lënduar, menaxheri Klopp ka thënë se nuk është penguar që e ka lejuar futbollistin Clyne të largohet.

Joe Gomez, Trent Alexander-Arnold dhe Dejan Lovren janë lojtarët e lënduar të Liverpool-it. Mirëpo trajneri gjerman ka thënë se ka besim të plotë në skuadrën që e drejton.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme