Klopp për Botërorin në mes të sezonit: Nuk e di se cili do të jetë ndikimi te futbollistët

Prishtinë | 30 Sht 2022 | 18:04 | Nga Ekonomia Online

Jurgen Klopp ka folur për kalendarin e ngjeshur të ndeshjeve, si shkak i zhvillimit të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Si asnjëherë më parë, Botërori 2022 do të mbahet në fund të vitit. Dhe, për mundësinë e zhvillimit të këtij kampionati, duhet që ligat e futbollit të pushojnë – transmeton Gazeta Express.

Klopp ka folur rreth kësaj, teksa tha se nuk e di se cili do të jetë ndikimi i Botërorit në Premierligë, por që nuk është një ide e mirë.

“Unë nuk e di se si do të ndikojë në Premierligë. Djemtë kthehen dhe luajnë brenda një jave. Zakonisht ju merrni dy ose tre javë pushim. Dhe nëse jeni në finale, keni dy ditë. Është vërtet një sezon i gjatë”, tha trajneri gjerman.

“Nuk mendoj se është një ide e mirë, por është ajo që është. Për ne, gjashtë javët e ardhshme janë vërtet të rëndësishme. Nuk e nisëm sezonin ashtu siç donim. Për arsye të shpjegueshme dhe të pashpjegueshme. Kjo është në të kaluarën tani. Ne po e nisim nga e para, duke fituar pikë”, shtoi Klopp.

Kujtojmë se Kampionati Botëror “Katar 2022” do të mbahet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor.

Të ngjashme