Klopp: Përballja me Man Cityn është gjithmonë e veçantë, ata janë më të mirët në Evropë

Prishtinë | 01 Tet 2021 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp i ka shpallur rivalët e Manchester Cityt si ekipin më të mirë në Evropë, dy ditë para përballjes derbi mes tyre.

Liverpooli e pret Cityt të dielën pasdite në ndeshjen derbi të javës së shtatë në Ligën Premier.

“Kjo është një ndeshje vërtet e veçantë çdo vit dhe ju duhet të jeni versioni juaj më i mirë, dhe vetëm atëherë, ju keni një shans”, ka thënë fillimisht Klopp.

“Ne duhet të luajmë një lojë të duhur futbolli për të pasur një shans, por është Anfield. Ne me të vërtetë mezi po e presim atë ndeshje”.

“City janë ndoshta skuadra më e mirë në Evropë për momentin. Fundjavën e kaluar ata luajtën me Chelsean dhe të gjithë po flisnin për atë se sa të mirë janë ata, por City ishte qartë më i mirë atë ditë”.

“Ne duhet të fitojmë lojën dhe të shënojmë gola, por ne duhet të mbrohemi absolutisht në nivelin më të lartë për të qëndruar në lojë dhe për t’u siguruar që golat që shënojmë bëjnë diferencën”.

“Ata humbën kundër Paris-Saint Germain dhe menjëherë pas ndeshjes thashë se ata me siguri do të kundërpërgjigjen. Por, ata nuk kanë nevojë, pasi unë e kam parë ndeshjen dhe ata luajtën një lojë vërtet të mirë”.

“Ata nuk i shfrytëzuan rastet e tyre dhe PSG shënoi, por kur mendoni për cilësinë e PSG-së dhe mënyrën se si Man City i dominoi ata, kjo ju tregon shumë për cilësinë e tyre”, përfundoi trajneri i Liverpoolit. /

Të ngjashme