Klopp: Po të isha njeri i mençur, do të largohesha gjatë verës

Prishtinë | 22 Tet 2020 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se po të kishte qenë vërtet i mençur, është dashur të dorëhiqej nga klubi gjatë verës.

“Po të kisha qenë person vërtet i mençur, është dashur të largohesha në verë. Njerëzit do të kishin thënë vetëm gjera pozitive, por fatkeqësisht nuk jam aq i mençur”.

“Kur kam thënë se nuk ka rëndësi çfarë thonë njerëzit kur vjen, por kur largohesh, i jam referuar asaj kur jam larguar nga Dortmundi, sepse njerëzit ishin pozitivë kur shkova dhe ishin pozitivë kur u largova”, ka deklaruar Klopp në një konferencë për shtyp, transmeton Tribal Football.

Strategu gjerman e mori drejtimin e Liverpoolit në vitin 2015 dhe e riktheu atë në një forcë të futbollit anglez dhe evropian.

Në sezonin 2018/2019 e fitoi Ligën e Kampionëve, për të vazhduar me Kupën e Botës për Klube dhe pastaj Superkupën e Evropës.

Ndërsa në edicionin 2019/2020, nën drejtimin e tij, Liverpooli e fitoi titullin e Ligës Premier për herë të parë pas tri dekadash.

Të ngjashme