Klopp: Salahi kurrë nuk ishte egoist

Prishtinë | 03 Shk 2020 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Jurgen Klopp ka lëshuar disa lëvdata për yllin e Liverpool, Mohamed Salah.

Salah ishte në mesin e lojtarëve më të mirë në fitoren e Liverpool kundër Southampton, dhe sigurisht për paraqitjen e tij, komente pozitive pati nga trajneri Jurgen Klopp.

Klopp ka lavdëruar lojtarin egjiptian, duke theksuar se ai nuk ka qenë asnjëherë egoist dhe gjithmonë ka punuar për skuadrën.

“Një javë më parë, njerëzit flisnin për Mo Salah. Mo unk ishte kurrë egoist, ose më egoist sesa duhej qenë” ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.

“Ai nuk ishte egoist kundër Southampton” shtoi trajneri gjerman.

Salah ishte ‘kryqëzuar’ sezonin e kaluar në rrjetet sociale, për disa momente ku nuk i kishte pasuar topin shokut të skuadrës, Sadio Mane.

Duket se situata ka ndryshuar te ‘Reds’. Kështu të paktën insiston edhe Klopp.

Të ngjashme