Klopp shpallet trajneri i vitit nga FIFA

Prishtinë | 17 Dhj 2020 | 19:53 | Nga Ekonomia Online

FIFA sapo ka shpallur lojtarët më të mirë të vitit, në ceremoninë e FIFA Awards e cila u mbajt në Zyrich të Zvicrrës.

Edhe në kategorinë e trajerit më të mirë, ka pasur disa debate nga njohësit e futbollit.

Nominimet për trajnerin e vitit ishin: Marcelo Bielsa, Hans-dieter Flick dhe Jurgen Klopp.

Çmimi u prezantua nga ish-menaxheri i Arsenal, Arsene Wenger.

Fituesi i çmimit trajneri i vitit u shpall, menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp.

Klopp u shpreh i befasuar pasi kjo është hera e dytë me radhë që fiton këtë çmim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme