Klopp thotë se Can mund të mos luajë më në këtë sezon

Prishtinë | 10 Pri 2018 | 15:20 | Nga

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka deklaruar se mesfushori Emre Can nuk do të luajë më këtë sezon.

Muajin e shkuar, Can pësoi dëmtim në shpinë dhe mungoi në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt.

Klopp kishte thënë se lojtari ishte afër kthimit, por tani duket se ai ka një pengesë tjetër që po ia zgjat periudhën e rikuperimit.

I pyetur nga “Sky Germany” nëse Can do të luajë këtë sezon, Klopp ka thënë se futbollisti mund të mos luajë më këtë sezon, edhe pse nuk ka caktuar një periudhë për kthim.

Can – që është paraqitur 35 herë në këtë sezon për “Të Kuqtë” – mund të mos paraqitet më fare për Liverpoolin pasi kontrata e tij skadon këtë verë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme