Klopp thotë se City është favorit, “por nuk i dihet”

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 12:06 | Nga

Klopp beson se City është favorit kundër Liverpoolit.

Liverpooli dhe Man City do të përballen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën nga ora 20:45. Pavarësisht se “Të Kuqtë” po kalojnë një edicion të mirë në Champions dhe se do të luajnë në shtëpi, Jurgen Klopp thotë se ekipi i Pep Guardiolës është favorit.

“E dimë se është ndeshje e vështirë. A kemi menduar se do të humbasim 5-0? Jo. A kemi menduar se do të fitojmë ndeshjen e dytë 4-3? Jo. A kemi shanse? Po, kjo ka qenë edhe më parë. Por, ata janë favorit”, theksoi Klopp.

“Do të jetë ndeshje e madhe, taktike, “Anfield” do të jetë në zjarr, atmosferë e mirë për të shikuar një ndeshje Championsi”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme