Klopp: Top katërshja do të ishte arritje shumë e madhe historike për Liverpoolin

Prishtinë | 18 Maj 2021 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

urgen Klopp ka këmbëngulur se do të ishte arritje shumë e madhe për Liverpoolin nëse ia del ta sigurojë një vend në top katërshe të Premierligës në dy ndeshjet e mbetura të këtij sezoni.

Liverpooli është vetëm një pikë mbrapa Chelseat në garë për vendin e fundit të mbetur për ta siguruar një biletë për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, pasi i fitoi tri ndeshjet e fundit radhazi.

Portieri Alisson Becker ua siguroi të kuqve një fitore dramatike 2:1 kundër West Bromit të dielën, duke realizuar gol me kokë në minutën e 95-të, dhe Klopp ëndërron tani për një vend në top katërshe.

Trajneri gjerman beson se do të ishte një prej arritjeve më të mëdha në historinë e klubit, nëse Liverpooli e siguron një vend në top katërshe këtë sezon.

“Masive, absolutisht masive. Do të ishte njëra prej arritjeve më të mëdha në histori”, tha Klopp i pyetur se çfarë do të thoshte për të një vend në top katërshe.

“Nuk e di sesi tingëllon por është e vërtetë. Të gjithë këtu e kuptojnë këtë kështu”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme