Klopp: Tottenhami fitoi nga gabimet tona

Prishtinë | 23 Tet 2017 | 13:52 | Nga

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se Reds humbën nga Tottenhami për shkak të gabimeve të tyre në mbrojte.

Gjermani e pranoi se Spurs ishin më të mirë, por kjo pas lojtarët e tij me gabime ua bënë kundërshtarëve çdo gjë më të lehtë.

“Mendoj se rezultati është i lidhur me gabimet në mbrojtje”, e ka filluar me nervoz Klopp.

“Tottenhami ka qenë shumë i mirë në disa situata të ndryshme, por ne ia bëmë më të lehtë, ashtu si te goli i parë”.

“Ashtu edhe te goli i dytë, kur topi kalo Lovrenin, ishte tepër vonë për të mbyllur Son, i cili shënoi lehtësisht”, ka thënë Klopp.

Liverpooli renditet në vendin e nëntë me 13 pikë.

Ndeshja e ardhshme e djelmoshave të drejtuar nga Klopp është Huddersfield.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme