Klopp tregon pikën e dobët të Realit dhe se si mund ta shfrytëzojë Mo Salah

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 14:35 | Nga

Ish-lojtari i Liverpoolit, Robbie Fowler intervistoi trajnerin e The Reds, Jürgen Klopp për Mirror.

Trajneri ka analizuar Real Madridin para finales së Ligës së Kampionëve dhe ka shpjeguar se si mund të triumfojnë ndaj Los Blancos.

Ai la të kuptohet se pika e dobët e madrilenëve është Marcelo dhe shpjegoi se si mund ta shfrytëzojë këtë Mohamed Salah.

“Gjithkush e ka parë Marcelon. Ai është një lojtar i madh në fazën e sulmit, por ai nuk di të mbrohet. Ata dy herë e fituan Ligën e Kampionëve dhe sërish janë në finale”.

“Bayern Munich mendoj se ishte më i mirë në të dy ndeshjet kundër Real Madridit, por futbolli nuk është aq i thjeshtë sa mendohet. Nëse Marcelo sulmon repartin tonë të mbrojtjes, atëherë do të krijojë hapësirë për Salahun. Por mos ta harrojmë edhe Sergio Ramosin”, tha trajneri gjerman.

Theksojmë se merengezët po synojnë titullin e 13 në histori të klubit ndërsa anglezët e kanë fituar pesë herë.

Ndryshe, takimi mes këtyre dyja ekipeve do të zhvillohet më 26 maj (e shtune), në ora 20:45

Të ngjashme