Klopp uron kampionët

Prishtinë | 13 Maj 2021 | 21:26 | Nga Ekonomia Online

Klopp uron kampionët

Manchester City dominoi Premier League këtë sezon, rrëzoi Liverpool nga froni dhe e meritoi plotësisht fitimin e titullit.

I treti për Pep Guardiolën në pesë vite, ndërsa të shumta kanë qenë urimet për të dhe djemtë e tij.

Jurgen Klopp, timonieri i “The Reds” dhe njëkohësisht një nga rivalët më të fortë të Guardiolës, e cilëson spanjollin si trajnerin më të mirë në botë dhe suksesin e tij me Manchester City si një recetë e garantuar suksesi.

“Manchester City kreu një punë madhështore, u kam dërguar nga një mesazh urimi Guardiolës dhe Gundogan. Ky ka qenë një vit i vështirë për të gjithë njerëzimin, sigurisht edhe për botën e futbollit, kështu që mbetet unike ajo që arritën të bëjnë ‘Cityzens. Kanë fituar pesë kampionate në dhjetë vite. Kështu ndodh kur i ke të kombinuara bukur burimet financiare me njohuritë mbi futbollin. City ka lojtarë të fortë, të cilët drejtohen nga trajneri më i mirë në botë. Kjo është receta e duhur”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme