Klopp vazhdon ta injorojë Manchester Cityn

Prishtinë | 04 Nën 2019 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka vazhduar ta injorojë skuadrën e Manchester City.

Liverpool – Manchester City do të jetë kryendeshja e vikendit të ardhshëm, por, bazuar në fjalët e Klopp, duket sikur ai nuk e sheh ndryshe këtë lojë.

Trajneri gjerman ka insistuar se ai asnjëherë nuk ka menduar për ndeshjen kundër Man City, duke thënë se kishte në fokus vetëm lojën kundër Aston Villa, kurse tani fokusi është tek Genk.

“Unë kurrë për asnjë moment nuk kam menduar për ndeshjen kundër Manchester City dhe Aston Villa njëherësh. Kurrë nuk mendoja për se ne duhet fitojmë sepse mund të humbim ndeshjen e javës së ardhshme” ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.

“Unë kurrë nuk kam pyetur për rezultatet tjera në Premierligë. Nuk janë të rëndësishme. Ne luajmë Genk, pastaj luajmë Man City” shtoi gjermani.

Liverpool – Manchester City është ndeshja që mund të vendos shumëçka sa i përket titullit të kampionit në Premierligë, duke pasur parasysh se tashmë diferenca është gjashtë pikë.

Të ngjashme