Klopp: Vinicius nuk më befasoi, ai më impresionoi në ndeshjen ndaj nesh

Prishtinë | 13 Pri 2021 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka pranuar se ishte i impresionuar nga paraqitja e Vinicius Junior në ndeshjen ku Real Madridi i mposhti në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve .

Sulmuesi i Real Madrid shënoi dy gola në fitoren 3-1, gjë që i vendos Los Blancos në një pozitë të mirë përpara ndeshjes së dytë që zhvillohet të mërkurën në “Anfield Road”.

“Unë isha i impresionuar [nga Vinicius ], jo i befasuar”.

“Ai është padyshim një talent i jashtëzakonshëm. Të gjithë e dinin këtë para se Real Madrid ta nënshkruante me të, por ai u bë padyshim më i mirë …”

“Ne u përpoqëm të shmangim pasimet në drejtim të tij, e cila në fakt është një detyrë e madhe, por më impresionoi po, befasoi jo”, deklaroi Klopp.

Një tjetër lojtar i Real Madridit për të cilin Klopp ka vlerësim të madh është Toni Kroos, duke i lavdëruar pasimet e tij.

Të ngjashme