Klopp: Wijnaldum po largohet si një legjendë nga Liverpooli

Prishtinë | 24 Maj 2021 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Georginio Wijnaldum ka zhvilluar ndeshjen e tij të fundit me Liverpoolin.

Mesfushori holandez i ka dhënë fund aventurës pesë vjeçare me Liverpoolin.

Gjatë qëndrimit në Anfield, holandezi ka fituar katër trofe, Ligën Premier, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për klube.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se Wijnaldum tanimë po largohet si një legjendë nga klubi.

“Gini Wijnaldum është një legjendë e Liverpoolit tani dhe përgjithmonë. Ajo që ky person i mrekullueshëm ka bërë për klubin nuk mund të përmblidhet me fjalë pasi anglishtja ime nuk është aq e mirë sa duhet”, tha Klopp.

“Wijnaldum është një arkitekt i suksesit tonë. Ne e kemi ndërtuar këtë Liverpool në këmbët, mushkëritë, trurin dhe zemrën e tij të madhe dhe të bukur”.

“Nëse pasi akoma është nëse ai shkon, ai e bën këtë duke e ditur se ne si shokët e tij të skuadrës jemi përgjithmonë mirënjohës për atë që ka bërë”, deklaroi Klopp i emocionuar.

30-vjeçari ka zhvilluar 237 ndeshje zyrtare me The Reds ku ka shënuar 22 gola dhe ka bërë 16 asistime.

Barcelona, Inter, Juventus, Roma, Bayern Munich e Chelsea janë skuadrat e interesuara për holandezin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme