Klopp zbulon dy trajnerët që ka mësuar shumë prej tyre sa ishte futbollist

Prishtinë | 19 Maj 2021 | 18:27 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka zbuluar se ka mësuar nga videot e ekipeve të Arrigo Sacchi dhe Roy Hodgson kur ishte futbollist.

Hodgson, ish-trajner i Interit dhe Udineses në Serie A, por edhe shumë klubeve në Ligën Premier, njoftoi se do të tërhiqet nga puna si trajner te Crystal Palace dhe do të pensionohet pas sezonit.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e vlerësoi trajnerin anglez në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes kundër Burnely.

Gjermani gjithashtu zbuloi se ai kishte shikuar disa video të të dy skuadrave të Hodgson dhe Sacchi kur ai ishte një futbollist.

“Ish menaxheri im Wolfgang Frank, i cili prezantoi mbrojtjen e orientuar drejt topit në Gjermani, na tregoi shumë video nga Arrigo Sacchi, por edhe Roy Hodgson nga koha e tij në Zvicër”.

“Ai padyshim që ishte pjesë e ekipit shpikës të këtij lloji stili. Unë e njoha atë shumë kohë para se ta takoja, por kur e takova, ishte edhe më mirë, sepse ai është një njeri vërtet, shumë i mirë “, ka thënë Klopp.

Të ngjashme