Klopp zbulon planet: Ja si do lëvizim në merkato

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 13:17 | Nga

Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp pak ditë para finales së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit ka zbuluar planet e tij mbi lëvizjet në merkaton verore.

Ai ka treguar se klubi i tij ka nevojë për disa blerje cilësore dhe se në këtë verë do të arrijë edhe një zëvendësues i Philippe Coutinhos.

“KeMi nevojë për disa shtesa në skuadër, në të vërtetë, ne kemi nevojë për më shumë cilësi,” tha Klopp në një intervistë me Robbie Fowler për The Mirror.

“Kjo nuk është për të hequr qafe lojtarët, por duhet t’i kombinojmë ata. Çfarë do të bëjmë? Kemi sjellur Naby Keita tashmë, një lojtar i shquar. Do të sjellim disa lojtarë më shumë. Por ne kishim kualitetin e lojtarëve tashmë për të përfunduar sezonin më të lartë.”

“Mendoni për sezonin që luajtëm pa Adam Lallana dhe një gjysmë sezoni pa Philippe Coutinho. Dy nga lojtarët më të mirë në Premier League. Ata nuk luajtën në fushë për ne, prndaj duhet t’i zëvendësojmë me emra të rinë.”, ka deklaruar Klopp.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme