“Kloppi ëshë trajneri ideal për Realin”

Prishtinë | 07 Mar 2019 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Ish-futbollisti i Real Madridit, Alvaro Benito e sheh Jurgen Kloppin si trajnerin ideal për ta drejtuar Realin, që është duke kaluar në një krizë.

Humbja e fundit nga Ajaxi, që e eliminoi nga Liga e Kampionëve ka shtuar spekulimet se e ardhmja e Santiago Solarit te Reali nuk është aspak e sigurt dhe Florentino Perez po kërkon trajner të ri.

“Nuk kam asnjë dyshim se trajneri që më së shumti i përshtatet Realit është Jurgen Klopp”, ka thënë Benito, raporton Marca.

Klopp gjithashtu ka marrë përkrahjen e tifozëve madrilen në një sondazh të bërë nga Marca.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme