Kloppi komenton gabimin e Alissonit

Prishtinë | 01 Sht 2018 | 17:25 | Nga

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thotë se e kishte ditur se Alissoni do të gabonte.

Portieri brazilian kishte rrezikuar me veprimet e tij edhe në ndeshjet e kaluara, duke dribluar kundërshtarët, por sot gaboi në sfidën ndaj Leicesterit me ç’rast vendasit e konkretizuan në gol.

“Mendova se do të ndodhte, por nuk kam menduar se do të ndodhte menjëherë në ndeshjen e radhës. Ai e di këtë (Alissoni), duhet të mësohemi me këtë. Në vazhdimësi dërojmë topin te portieri, por ai duhet të dijë se ka zgjidhje të tjera. Joe Gomezi mund ta largonte topin, e gjithashtu edhe Alissoni. Ai është portier fantastik, bën disa pritje shumë të mira, nuk bëri atë që duhej por është në rregull”, ka deklaruar Kloppi, pas fitores prej 1 me 2 ndaj Leicesteri.

Liverpooli ka arkëtuar pikët e plota nga katër ndeshjet e para në Premier Ligë, fillimi më i mirë në 28 vitet e fundit për klubin nga Anfield Road.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme