Kloppi lavdëron Shaqirin: Nuk e njihni potencialin e futbollistit shqiptar!

Prishtinë | 27 Tet 2018 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i skuadrës së Liverpool, Jurgen Klopp theksoi edhe një herë tjetër rëndësinë që ka Xherdan Shaqiri për skuadrën angleze. Ai e kujton shqiptarin edhe në kohën kur ishte pjesë e skuadrës së Bayern Mynih.

“Unë nuk mendoj se dikush ka një ide për momentin se sa i mirë mund të jetë Shaqiri”.

“Unë e kam njohur Shaqirin kur ishte 19-vjeçar te Bayerni. Që atëherë, ai ishte tashmë një talent i jashtëzakonshëm. Shaqiri kishte një vit të mirë të parë. Vitin e dytë nuk ishte aq i mirë, por kjo mund të ndodhë”.

“Pastaj ai u largua, shkoi tek Interi dhe më tej te Stoke City. Nënshkrimi me të ishte diçka logjike për Liverpool. Ai ka ende shumë hapësirë për përmirësim dhe kjo është vërtet e mirë. Shaqiri na jep diçka të ndryshme”, tha Jurgen Klopp.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme