Kloppi lë jashtë Coutinhon për përballjen me Cityn

Prishtinë | 08 Sht 2017 | 16:20 | Nga

Jurgen Klopp ka konfirmuar se Philippe Coutinho nuk është përfshirë në skuadrën e Liverpoolit për derbin e së shtunës në Premier Ligë ndaj Manchester Cityt.

Ylli brazilian u rikthye në Melwood (qendra stërvitore e Liverpoolit) të enjten, pas angazhimit me kombëtaren dhe ka stërvitur me pjesën tjetër të ekipit, megjithatë për shkak të mungesës për shkak të lëndimit ai do të ketë kohë shtesë për ta gjetur formën e tij më të mirë.

“Kemi shtatë ndeshje në tri javët e ardhshme, dhe nuk ka kohë për t’u stërvitur, prandaj biseduam me të. Para se ai të shkonte në kombëtaren e Brazilit nuk mundi të ushtronte për tre javë dhe kjo do të thotë se duhet ta përgatisim për sezonin e plotë dhe kjo është mjaft e vështirë për shkak të orarit që kemi. Prandaj, kam vendosur që ta lë jashtë skuadrës për ndeshjen me Cityn në mënyrë që ai t’i përdorë këto katër apo pesë ditë për stërvitje të vërteta”, është shprehur Klopp për faqen zyrtare të klubit.

Coutinho në këtë afat kalimtar kishte kërkuar transferimin te Barcelona, por një gjë të tillë kategorikisht e kishte hedhur poshtë klubi i Liverpoolit që nuk pranoi asnjë ofertë të gjigantit spanjoll.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme