Kloppi mohon interesimin e Liverpoolit për Sanchon

Prishtinë | 04 Dhj 2019 | 17:22 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Liverpoolit, Jugren Klopp, ka hedhur poshtë spekulimet që lidhin ekipin e tij me futbollistin e Borussia Dortmundit, Jadon Sanchon.

Ylli anglez pas një sezoni fantastik me Dortmundin, është lidhur me një kalim të mundshëm te Liverpooli, gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton KTV.

“Ai është një lojtar shumë i mirë. Nuk kam asnjë të dhënë nga ku vijnë këto spekulime, por nuk mund të vijnë nga ne, sepse ne kurrë nuk flasim për të.

Nëse ne do të përfshiheshim, askush nuk do të dinte për të, përveç një personi, i cili nuk do të fliste për të”, deklaroi Kloppi.

Sancho këtë sezon me “verdhezinjtë” në 19 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar shtatë gola dhe nëntë asistime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme