Kloppi: Salahu nuk është i lumtur

Prishtinë | 01 Tet 2018 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Jurgen Klopp ka thënë se Mohamed Salah nuk është i lumtur në këtë fillim të stinorit me paraqitjet e tij.

Egjiptiani deri më tani i ka 3 gola, me shumë tifozë, të cilët po shpresojnë që do ta ketë stinorin e njëjtë me atë të kaluarin, transmeton Gazeta Express.

Slahu u zëvendësua nga Xherdan Shaqiri në minutën e 66’ në ndeshjen e së shtunës kundër Chelseat, e cila përfundoi e barabartë 1-1.

“Pa dyshime që nuk është i lumtur. Si mund të jetë? Është një situatë normale”, ka thënë trajneri gjerman.

“Por tani është momenti pse ke një menaxher. Do të bisedojmë për këtë”.

“Përderisa ai punon ashtu si punon dhe futet në situata në të cilat futet, atëherë jam i lumtur dhe shumë në rregull”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme