Kloppi tregon se çfarë i tha Shaqirit pas humbjes nga Chelsea

Prishtinë | 27 Sht 2018 | 09:00 | Nga

Jurgen Klopp ishte i pakënaqur me Xherdan Shaqirin pas humbjes së Liverpoolit nga Chelsea dhe trajneri gjerman është parë duke i bërtitur anësorit shqiptar.

Veprimet e Kloppit janë vërejtur nga shumë shikues që përmes Twitterit kanë pyetur se çfarë ka ndodhur mes tij dhe Shaqirit, transmeton Koha.net.

Kloppi në konferencën për media ka thënë se ishte nervozuar me Shaqirin në momentin kur ai lejoi Jordan Hendersonin të realizonte gjuajtjen e lirë në një pozitë kërcënuese në minutën e fundit të takimit.

28-vjeçari tentoi të harkonte, por ishte i pasaktë dhe humbi rastin e fundit për Liverpoolin në këtë takim.

Trajneri gjerman donte që Shaqiri të ekzekutonte gjuajtjen e lirë me qëllim që të mund të luante me Mohamed Salahun nga anash.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme