Kloppi vlerëson “ndikimin fantastik” të Shaqirit

Prishtinë | 29 Sht 2018 | 11:10 | Nga

Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, vazhdon të vlerësojë lart futbollistin kosovar, Xherdan Shaqiri, ndonëse pas ndeshjes të së mërkurës ndaj Chelseat e kishte kritikuar për një goditje dënimi.

Gjermani Klopp ka vlerësuar të premten se Shaqiri ka pasur ndikim fantastik në fillimin e karrierës së tij te Liverpooli. Shaqiri në verë kaloi te gjiganti anglez i futbollit nga Stoke City.

Fundjavën e kaluar ishte vendimtar në fitoren 3:0 të Liverpoolit ndaj Southamptonit, duke përgatitur dy gola, ndonëse luajti vetëm një pjesë.

Nga sajti i Liverpoolit, edhe paraqitja e Shaqirit të mërkurën për Kupë ndaj Chelseat është vlerësuar impresive. Chelsea fitoi 2:1, ndërsa Klopp me të përfunduar ndeshja ia kishte mbajtur një ligjëratë Shaqirit për një goditje dënimi që nuk e kishte ekzekutuar vetë por ia kishte lënë një lojtari tjetër.

Është shkruar shumë për atë fjalim të Kloppit dhe trajneri gjerman është kujdesur të premten që të shfaqë mendimin që ka për yllin kosovar. Kloppit të premten në konferencë për shtyp i është kërkuar të japë një mendim për javët e para të 26-vjeçarit Shaqiri te Liverpooli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme