Klubet amerikane dorëzohen për Messin, besojnë se ai do të rikthehet në Barcelonë

Prishtinë | 03 Tet 2022 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi ishte bërë objektiv i klubeve amerikane qe një kohë.

Mirëpo, duket se klubet nga MLS-ja janë dorëzuar sa i përket yllit argjentinas.

Kjo pasi, sipas mediumit “El Chiringuito”, klubet amerikane besojnë se shtatë herë fituesi i Topit të Artë do të rikthehet në Barcelonë në vitin 2023, përcjell “Gazeta Express”.

Përfaqësuesit argjentinas do t’i skadojë kontrata me Paris Saint-Germainin në fund të këtij sezoni dhe verën tjetër do të jetë lojtar i lirë.

Ditëve të fundit janë shtuar spekulimet për një rikthim të tij të mundshëm në “Camp Nou”, dy vjet pasi u largua nga klubi ku fitoi gjithçka dhe ku u bë njëri prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit.

Mbetet të shihet nëse do ta shohim Messin duke luajtur ende në Barcelonë, apo do ta vazhdojë karrierën përtej Atlantikut.

Një qëndrim i tij në “Parkun e Princave” mbetet gjithnjë si opsion më i zbehtë.

Në sezonin e tij të dytë, Messi është këndellur dhe është bërë protagonist tek PSG-ja.

Të ngjashme