Klubet amerikane pas Higuainit

Prishtinë | 19 Maj 2020 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

E ardhmja e sulmuesit argjentinas pritet të jetë larg futbollit evropian, e duan edhe në atdhe.

E ardhmja e Gonzalo Higuainit pritet të jetë larg futbollit evropian.

Sulmuesi argjentinas mund të largohet nga Juventusi qysh këtë verë.

“Bianconeri” po e kërkojnë një sulmues tjetër, ndërsa ia kanë vënë syrin Mauro Icardi, Arkadiusz Milik e Raul Jimenez.

Nga ana tjetër, interesim për “El Pipitan” kanë shprehur klubet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu, veteranin e sulmit kanë shfaqur edhe klubet argjentinase, përfshirë këtu edhe River Plate.

Higuain ka kontratë edhe një vit me Juven, por largimi i tij nga Torino mund të ndodhë qysh këtë verë. 

Të ngjashme