Klubet angleze futen në garë për Bajramin

Prishtinë | 07 Mar 2022 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Klubet nga Premier League po e sfidojnë Juventusin dhe Romën për shërbimet e mesfushorit të Shqipërisë, Nedim Bajramin ka raportuar të hënën “Calciomercato”.

Emri i skuadrave angleze nuk është bërë i ditur, por thuhet se Bajrami është përcjellë nga afër prej skautëve të tyre në paraqitjet e fundit te Empoli.

Te Empoli janë pajtuar me faktin se Bajrami do të largohet në fund të sezonit dhe për lirimin e tij po kërkojnë rreth 15 milionë euro dëmshpërblim.

Mesfushori 23-vjeçar ka kontratë me ekipin nga Serie A deri në verën e vitit 2024, ndërsa këtë sezon ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë pesë asistime në 29 paraqitje në të gjitha garat.

Të ngjashme