Klubet angleze të futbollit bëjnë histori

Prishtinë | 10 Maj 2019 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Klubet angleze të futbollit krijuan histori duke fituar të katër vendet për dy garat kryesore në Evropë.

Arsenali fitoi në Valencia, ndërsa Chelsea mundi Eintracht Frankfurtin të enjten, duke arritur në finalen e Ligës Evropiane.

Kjo pasoi fitoren e Liverpoolit ndaj Barcelonës dhe të Tottenhamit ndaj Ajaxit, të cilët u plasuan në finalen e Ligës së Kampionëve.

Kjo është hera e parë që të katër finalistët në dy garat kryesore të Evropës vijnë nga i njëjti vend – Anglia.

Arsenali dhe Chelsea do të takohen në Baku të Azerbajxhanit më 29 maj.

Ndërsa, Liverpooli dhe Tottenhami do të luajnë në Madrid më 1 qershor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme