Klubet belge shtyjnë sërish votimin për të anuluar stinorin

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Klubet e dy rangjeve elitare të Belgjikës kanë shtyrë sërish votimin për të anuluar stinorin. Është hera e tretë që është shtyrë vendimi, shkruan BBC.

Bordi i ligës së futbollit të Belgjikës kishte rekomanduar të mos vazhdohet stinori, shkaku i pandemisë COVID-19, dhe Club Brugge të shpallej kampion, ndërsa Waasland-Beveren të largohej nga elita.

Propozimi pritej të ratifikohej në asamblenë e përgjithshme të Pro League më 15 prill, por u shty asambleja për 24 prill e më pas për 3 maj. Të dielën është shtyrë sërish votimi për 15 maj.

Liga ka thënë se klubet, të cilat në shumicë janë për të mos e vazhduar stinorin, po presin këshillën nga Këshilli i Sigurimit Nacional i Belgjikës, para se të marrin vendimin final.

UEFA ka insistuar se është për vazhdimin e stinorit, mirëpo në rrethana të veçanta mund të ndërpritet kampionati.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme