Klubet “Besa” dhe “Termopan”, fituese të Kupës “Esmir Shala”

Prishtinë | 28 Kor 2017 | 18:01 | Nga

Në pishinat e Banjës së Malishevës, për herë të tretë radhazi, është mbajtur Kupa Memoriale në not “Esmir Shala”, ku ekipet “Besa” në konkurrencën e meshkujve dhe “Termopan” në konkurrencën e femrave, kanë dalë fituese të kësaj kupe, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Kjo Kupë organizohet nga klubi i notit “Besa”, Federata e Notit të Kosovës dhe mbështetet nga komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, transmeton Koha.net.

Garën e ka hapur i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili i ka urua të gjithë garuesit, si dhe ka shprehur kënaqësinë e tij, për pjesëmarrjen masive, në nderim të kampionit të Kosovës në not, Esmir Shala.

Në ceremoninë e fillimit të garës për kupën “Esmir Shala”, ka marr pjesë edhe kryetari i Federatës së Notit të Kosovës, Ymer Rama, i cili gjithashtu i ka uruar notarët dhe klubet, si dhe e ka përgëzuar klubin e notit “Besa”, për organizimin e kësaj kupe, tashmë tradicionale.

Kupa në not, “Esmir Shala”, është një garë memoriale, me karakter garues. Në këtë garë, këtë vit, kanë marr pjesë 12 ekipe të notit nga Kosova, me mbi 160 notarë, si dhe në garë kanë marr pjesë edhe veteranët e notit.

Bazuar në rezultatet e arritura, ekipi i notit “Besa”, në konkurrencën e meshkujve, doli e para me 416 pikë, në vendin e dytë ekipi “Termopan”, me 318 pikë dhe në vendin e tretë ekipi “Zenit”, me 140 pikë. Në konkurrencën e femrave, në vendin e parë doli ekipi “Termopan”, me 152 pikë, në vendin e dytë ekipi “Zenit”, me 108 pikë dhe në vendin e tretë “Besa”, me 73 pikë.

Në kategorinë e veteranëve, në stilin krol, më i mirë ishte Naser Buzhala, në stilin bretkosë, më i miri ishte Blerim Shala, i cili do ta përfaqësoj Kosovën në kampionatin botëror në kategorinë e veteranëve në Hungari, ndërsa në konkurrencën e femrave, në stilin bretkosë, ishte Liridona Limaj, të gjithë ish kampion të Kosovës në not.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme