Klubet e futbollit prej sot nisin stërvitjet

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Klubeve të futbollit në Kosovë prej sot i është lejuar t’i kthehen stërvitjeve në grup, ka bërë të ditur zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

“Futbollistëve u është lejuar stërvitja në pajtim me udhëzuesin e hartuar midis FFK/MSh/Ikshpk/ me qëllim që në qershor të mund t’i zhvillojnë garat nëse situata epidemiologjike shkon ne favor të kësaj. Gjatë majit lejohen vetëm stërvitjet dhe kjo vlen vetëm për futbollin”, ka thënë Hoti për “KOHËN”.

Futbolli në Kosovë është pezulluar që nga marsi shkaku i koronavirusit. Kthimi i aktiviteteve sportive është paraparë në fazën e tretë të lehtësimit të masave, që nisë nga 2 qershori. 

Të ngjashme