Klubet e Kosovës që dalin në Evropë mësojnë datat e ndeshjeve

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

Gara për titull kampioni dhe dalje në garat ndërkombëtare po del të jetë e fortë këtë vit në Superligën e Kosovës.

Drita, Prishtina, Ballkani dhe Gjilani janë në luftë për titullin e kampionit, ku diferenca mes tyre është shumë e vogël në pikë.

Në anën tjetër në finalet të Kupës kanë kaluar Ballkani dhe Prishtina, që i avantazhon këto klube për daljen në Evropë.

E sa i përket garave të klubeve për edicionin e ri, UEFA ka vendosur për datat e ndeshjeve.

Faza parakualifikuese në Ligën e Kampionëve të zhvillohet më 8 e 11 gusht dhe para pandemisë ka pasur gjasa të mëdha që të zhvillohej në Prishtinë.

Sa i përket fazës parakualifikuese në Ligë e Evropës, ndeshja zhvillohet më 20 gusht. /Telegrafi/

Të ngjashme