Klubet e Mançesterit në betejë për Joao Felix

Prishtinë | 14 Pri 2019 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Të dy klubet angleze, Manchester City dhe Manchester United, i kanë hyrë betejës për ta përvetësuar sulmuesin portugez, Joao Felix.

Për shkak të aftësive sulmuese të 19 vjeçarit, tani ai po konsiderohet nga bashkë-lojtarët si “Ronaldo i Ri”, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Ndër skuadrat e interesuara që të nënshkruajnë kontratë me të janë edhe Chelsea, Tottenham dhe Benfica.

Çmimi i futbollistit në fjalë është 115 milionë euro.

Të ngjashme