Klubet e mëdha evropiane i humbën 2 miliardë euro shkaku i pandemisë

Prishtinë | 21 Mar 2022 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Dy miliardë euro të “avulluara”, dhe po flasim vetëm për 20 klubet më të pasura në botë.

Ky është bilanci i dy sezoneve që u përshkuan deri tash nga pandemia COVID-19, më saktësisht sezonet 2019/2020 e 2020/2021.

Këtë e ka bërë të ditur Deloitte Football Money League, studio vjetore që merret me analiza dhe me statistika të futbollit, përcjell “Gazeta Express”.

Sipas analizës, në këto dy sezone, faturat e përgjithshme e 20 klubeve më të pasura në Kontinentin e Vjetër janë baras me 16,2 miliardë euro, një mesatare prej 8,1 miliardësh në sezon.

Nëse krahasohet me totalin e sezonit 2018/2019, i bie se humbja ka qenë prej 1 miliardi euro në vit.

Pandemia i ka kapluar me të madhe klubet sportive në botë.

Shumë prej tyre janë detyruar t’i ulin rrogat e lojtarëve në pamundësi për t’i përballuar ato shkaku i hyrjeve më të ulëta që i kishin nga marketingu dhe mosfitimi nga biletat në kohën e pandemisë.

Sportit, njëjtë si sferat e tjera, ju nevojitet një kohë për ta rimarrë veten dhe për t’u ngritur në këmbë. 

Të ngjashme