Klubet e mëdha evropiane pas Onanas

Prishtinë | 14 Pri 2020 | 18:05 | Nga Ekonomia Online

Barcelona, Paris Saint-Germaini, Chelsea e Tottenhami janë të interesuar për portierin e Ajaxit

Klubet e mëdha evropiane ia kanë vënë syrin portierit të Ajaxit, Andre Onana.

Mediumi britanik “Mirror” shkruan se 24 vjeçari është bërë objektiv i klubeve si Barcelona, Paris Saint-Germain, Chelsea dhe Tottenham, përcjell “Gazeta Express”.

Vlera e portierit kamerunas është afro 30 milionë euro.

Chelsea e sheh Onanan si zëvendësues ideal të Kepas, kurse Tottenhami në vend të Hugo Lloris.

Nga ana tjetër, gjiganti katalunas nuk e di ende nëse Marc Andre ter Stegen do të mbetet në Camp Nou apo jo.

Edhe PSG-ja është në kërkim të një portieri të ri. 

Të ngjashme