Klubet e Premier Leagues do t’i kthehen stërvitjeve të martën

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Klubet e Premier Leagues kanë votuar për të aprovuar rikthimin formal në fusha stërvitore, njoftojnë mediumet angleze.

Pajtimi për të ecur drejt “Fazës së Parë” të protokollit të stërvitjeve do të lejojë gjitha 20 klubet e elitës që të nisin stërvitjet bazike nga dita e martë.

Do të lejohen stërvitjet individuale dhe po ashtu në grupe të jo më tepër se pesë lojtarëve për fushë stërvitore.

Të hënën është mbajtur një video-konferencë mes klubeve, që ka zgjatur dy orë e gjysmë, para se të arrihej pajtimi. Klubet kanë diskutuar edhe për çështje tjera, përfshirë edhe dëshirën që të luhen 92 ndeshjet e mbetura në stadiume vendase e jo në terrene neutrale.

Të ngjashme