Klubet e Premier Leagues janë të përkushtuara për të përfunduar edicionin

Prishtinë | 17 Pri 2020 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Klubet e Premier Leagues mbesin të përkushtuara për të përfunduar edicionin aktual.

Edicioni i kampionatit anglez është ndërprerë për shkak të pandemisë, por klubet në një takim të mbajtur të premten kanë konfirmuar se duan të zhvillojnë atë deri në fund. Kanë mbetur të luhen edhe 92 ndeshje të edicionit aktual.

Sipas BBC-së, klubet nuk kanë diskutuar për një afat të fundit se kur duhet të rifillojë kampionati.

Është konfirmuar se të gjitha klubet janë të bashkuara për qëllimin që të përfundohet edicioni, pavarësisht kohës që duhet për këtë. Por kampionati nuk do të vazhdojë pa pasur siguri. Kjo nënkupton se 30 qershori nuk është afati i fundit për të përfunduar edicionin.

Se kur do të vazhdoj kampionati anglez, do të varet nga situata me koronavirusin.

Të ngjashme