Klubet italiane nga mbyllja e dyerve humbin miliona euro, Juventusi klubi që pëson më shumë

Prishtinë | 06 Mar 2020 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Juventusi do të humbasë rreth 12 milionë euro në të ardhura nga ndalimi i tifozëve për ngjarje sportive.

Seria A është në kaos kohët e fundit për shkak të përhapjes së shpejtë të coronavirusit në të gjithë pjesën veriore të Italisë.

Qeveria nxori një dekret ku thuhej se të gjitha aktivitetet sportive do të zhvillohen pas dyerve të mbyllura deri më 3 prill, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e sëmundjes.

“Calcio e Finanza” shkruan se Juve, që do të luajnë me Interin, Lyon në Ligën e Kampionëve dhe Lecce në shtëpi, pritet të humbasin rreth 12.3 milionë euro të ardhura nga dita e ndeshjes.

Kampionët italianë janë më të prekurit nga dekreti i qeverisë.

Interi dhe Milani, të dy kanë nga dy ndeshje për të luajtur në San Siro dhe pritet të humbin përkatësisht 2.7 milionë euro dhe 3.4 milionë euro.

Roma gjithashtu pritet të humb rreth 2.3 milionë euro nga dy ndeshje.

Festa e lojtarëve të Inter

Në total, të gjitha 20 klubet do të humbasin 28.6 milionë euro në të ardhurat.

Të ngjashme