Klubet kineze e duan Gareth Bale, i ofrojnë para të majme

Prishtinë | 22 Kor 2019 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

iangsu Suning është i gatshëm të bëjë gjithçka për të bindur uellsianin Gareth Bale t’i bashkohet klubit gjatë kësaj vere.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, e tha troç të dielën se klubi është duke punuar për ta shitur anësorin uellsian pasi e kishte lënë jashtë skuadrës për ndeshjen miqësore kundër Bayern Munich.

Zidane shkoi aq larg saqë publikisht e tha se shpreson se Bale do të largohet sa më shpejt.

Bale ka pagë vjetore prej 17 milionë euro në Madrid dhe Jiangsu – i mbështetur nga biznesi tejet i pasur i Suning, grupit që e ka 70 për qind në pronësi edhe Interin – është treguar i gatshëm t’i ofrojë atij përfitime të ngjashme vjetore.

Ndërkohë, Shanghai Shenhua, klubi që së fundmi e emëroi Quique Sanchez Flores në postin e trajnerit, ia ka ofruar Bale-it pagë më të lartë se ajo që e merr momentalisht në Madrid.

Megjithatë, kalimi në Kinë nuk është opsioni i vetëm i Bale, pasi edhe gjiganti anglez Tottenham ka treguar interesim për ta kthyer uellsianin në klub duke ia ofruar Real Madridit rreth 60 milionë euro për të. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme