Klubet në Francë të pasigurta për rifillimin e kampionatit

Prishtinë | 07 Pri 2020 | 08:30 | Nga Ekonomia Online

Pandemia e koronavirusit po krijon një enigmë për futbollin francez dhe, për momentin, personat përgjegjës nuk e kanë idenë se cila mund të jetë përgjigjja. Ideja e thjeshtë e shpalljes së anulimit të sezonit është duke fituar terren te disa, por të tjerët mbeten fuqimisht kundër sugjerimit.

Ligue 1 dhe divizioni i dytë, tashmë janë të pezulluara për tri javë, me nga dhjetë ndeshje të pazhvilluara secila, dhe shumë nga zërat kryesorë nuk insistojnë më se kampionati duhet të përfundojë “pavarësisht nga kostoja”.

“Ka më shumë paqartësi sot”, tha presidenti i Lyon-it, Jean-Michel Aulas, një avokat i hershëm i anulimit të ligës dhe kualifikimit të klubeve në garat evropiane bazuar në renditjen përfundimtare të sezonit të kaluar, i cili do të vinte ekipin e tij, që aktualisht është i shtati, në Ligën e Kampionëve.

Ai shtoi shanset për “përfundimin e të gjitha ndeshjeve gjithnjë e më shumë, po bëhen më të vogla”.

Homologu i tij tek ekipi i Brestit, Denis Le Sant, gjithashtu insistoi se “sezoni nuk mund të fillojë përsëri”.

Presidenti i Amiensit, Bernard Joannin, ekipi i të cilit është i 19-ti në tabelë, pajtohet gjithashtu.

“Denis Le Saint ka një pozitë shumë humane që vendos shëndetin e të gjithëve mbi gjithçka tjetër. Ky është një pamje apo qëndrim me të cilin pajtohen shumë njerëz të botës së futbollit”, tha Joannin.

“Duhet të kuptoni që komandanti i vetëm është COVID-19. Për fat të keq, ai vendos agjendën”.

Por, të tjerët u zemëruan me këtë ide. Ata besojnë se sezoni mund të rifillojë nëse jo muajin e ardhshëm, atëherë gjatë muajit qershor.

“Shpresojmë që ligat të përfundojnë nëse është e mundur. Me të vërtetë më shqetëson fakti të shoh te disa njerëz një lloj turpi që futbolli dëshiron të kthehet në jetë në një moment”, tha Pierre Wantiez, menaxheri i përgjithshëm i ekipit të Ligue 2, Le Havre. “Është e turpshme për mua të shoh disa njerëz të turpërohen që futbolli dëshiron të kthehet në jetë në një moment. Le të presim para se të themi se sezoni ka vdekur”.

Situata po ngatërron liderët në të gjithë lojën. Bllokimi në Francë është zgjatur të paktën deri më datën 15 prill. Shumica e klubeve kanë vendosur stafin, përfshirë lojtarët, në kontrata me kohë të pjesshme dhe disa nga yjet e huaj të ligës, përfshirë Neymarin e Brazilit, kanë shkuar në shtëpi tashmë. Transmetuesit “Canal +” dhe “beIN Sports”, kanë pezulluar pagesën e të drejtave televizive, burimi kryesor i të ardhurave të klubeve. Në këtë kontekst, liga franceze po rrit frekuencën e thirrjeve në konferencë, por vonon vendimet e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme