Klubet po presin të konfirmojnë vendimin e hidhur për lojtarët

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Futbollistët e Superligës së Kinës (CSL) kanë qenë nën presion të madh të martën për të pranuar një ulje të pagave në përputhje me yjet, si Cristiano Ronalo e Lionel Messi, të cilët kanë aprovuar një gjë të tillë pas goditjes së futbollit nga pandemia e Coronavirusit. 

CLS-ja ka disa prej trajnerëve më të paguar në botë, me mesfushorin brazilian të ekipit Shanghai SIPG, Oscarin, që raportohet se zyrtarisht merr rreth 30 milionë euro në vit. 

Megjithatë, ndërsa shumë lojtarë të CSL-së kanë dhuruar maska dhe pajisje të tjera në luftën kundër pandemisë, që ka bërë të ndalet futbolli, ende nuk ka asnjë përgjigje të unifikuar prej tyre sa i përket uljes së pagave. Edicioni i ri në Superligën e Kinës ishte menduar të fillonte me datën 22 shkurt, por shkaku i përhapjes së koronavirusit u shty për një kohë të pacaktuar, pasi kjo pandemi nisi pikërisht në Kinë, në dhjetorin e vitit të shkuar përpara se të përhapet në mbarë botën, raporton KOHA.

Edicioni i ri nuk ka gjasa të fillojë para fundit të muajit maj, ndonëse Kina insiston se numri i infeksioneve të transmetuara në vend dhe vdekjeve është zvogëluar. 

Agjencia shtetërore e lajmeve “Xinhua” publikoi së fundi një artikull të gjatë, ku debatoi nëse klubet elitare të Kinës duhet të ndjekin shembullin e Juventusit të Ronaldos dhe Barcelonës së Messit në uljen e përkohshme të pagave deri në 70 për qind. Edhe futbollistët e Bayern Muenchenit kanë rënë dakord për një ulje të pagave, gjithashtu, siç kanë bërë edhe ata të klubeve të tjera të Bundesligës, ndërsa një argument i ngjashëm po tërhiqet në Premier Leaguen e Anglisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme