Klubet sportive dëmtojnë me miliona euro buxhetin e Kosovës

Prishtinë | 04 Shk 2022 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Nga Federata e Futbollit e Kosovës, federata e basketbollit, volejbollit dhe hendbollit janë të regjistruara gjithsej 258 klube sportive. Duke mos përfshirë federatat tjera, nga ky numër, qarkullim për vitin 2021 kanë deklaruar vetëm 36 klube, derisa vetëm 21 prej tyre kanë paguar tatim. Këto të dhëna janë konfirmuar nga Administrata Tatimore e Kosovës. Ndërkaq, profesori universitar, Besnik Livoreka ka thënë për portalin se të gjitha klubet janë të detyruara të kryejnë deklarimet dhe pagesat me kohë.

Klubet sportive në Kosovë duket se nuk i kanë aspak punët mirë me shtetin. Kur dihet se ka një numër të madh të klubeve që zhvillojnë gara në vendin tonë, ato nuk janë duke iu përmbajtur obligimeve tatimore.

Duke marrë të dhënat nga uebsajtet e federatave, vetëm nga FFK-ja dalin të jenë 121 klube – futboll dhe futsall – nga federata e basketbollit 45 klube, nga hendbolli 43 dhe nga volejbolli 49 sosh.

No description available.

Por, nga 258 klubet e federatave të lartëcekura, vetëm 36 prej tyre kanë deklaruar qarkullim në ATK për vitin e kaluar, e gjëja më shqetësuese është se vetëm 21 prej tyre kanë paguar tatim.

Këto të dhëna dëshmojnë më së miri se kjo gjendje e krijuar dëmton me miliona euro buxhetin e shtetit të Kosovës për secilin vit.

ATK: Vetëm 21 klube kanë paguar tatim në vitin 2021

Valentina Bytyqi – Sefa, zyrtare për informim në Administratën Tatimore të Kosovës e ka sqaruar gjithë këtë situatë.

Në një përgjigje me shkrim për FrontOnline, Bytyqi – Sefa ka treguar se vetëm 21 klube sportive kanë paguar tatim për vitin që lamë pas.

No description available.

“Numëri i bizneseve tek aktivitetet e klubeve sportive që kanë deklaruar qarkullim për vitin 2021 janë 36. Qarkullimi i tyre arrinë në shumën 4,184,711 euro. Kurse, numri i tyre që kanë paguar tatim janë 21 dhe që kap shifrën e 126,949 euro”, ishte përgjigja e ATK-së për portalin.

Vetëm 14 përqind e klubeve deklaruan qarkullim për vitin 2021

Duke u bazuar te të dhënat e Federatës së Futbollit të Kosovës, basketbollit, hendbollit dhe volejbollit, në Kosovë operojnë gjithsej 258 klube.

No description available.

Nga kjo shifër, vetëm 36 prej tyre kanë deklaruar qarkullim vjetor për vitin paraprak, që në përqindje i bie 13,95 përqind.

Ashtu siç është paraqitur në grafikë, 36 klubet sportive kanë deklaruar qarkullim prej 4,184,711 euro për vitin 2021.

Ndërkaq, shuma e paguar për tatim nga vetëm 21 prej këtyre 36 klubeve arrin shifrën e 126,949 euro.

Livoreka: Kjo përbën një ndikim negativ në buxhetin e shtetit

Profesori universitar dhe analisti tatimor, Besnik Livoreka ka deklaruar se mosdeklarimi i klubeve sportive në ATK përbën një ndikim negativ në buxhetin e shtetit.

Ai tregon se të gjitha klubet janë të detyruara të kryejnë deklarimet dhe pagesat me kohë.

“Mosdeklarimi në kohë i obligimeve tatimore përbën një ndikim negativ në buxhetin e shtetit, së pari duke shmangur informatën se sa do të jenë të hyrat e mundshme të shtetit të Kosovës dhe së dyti në realizim të atyre të hyrave buxhetore”, ka thënë Livoreka, duke vazhduar:

“Pavarësisht se a janë klube me status publik apo privat, me ligj ato janë të obliguara të kryejnë deklarimet dhe pagesat me kohë. Shmangia tatimore dëmton rëndë shoqërinë pasi që zhvillimi i shtetit vjen vetëm atëherë kur ka të hyra buxhetore.

No photo description available.

Për fund, ai ka rekomanduar klubet sportive që të angazhojnë ekspertë financiar në këtë drejtim.

“Fuqishëm rekomandoj klubet sportive që të fillojnë ngritjen e nivelit të tyre duke angazhuar ekspertë të fushës financiare dhe ligjore, e cila do të kontribuojë pozitivisht në rritjen e tyre si klube”, përfundoi për FrontOnline Besnik Livoreka.

Gjilani, ndër klubet e pakta që përfillin rregullat e shtetit

Klubi i Gjilanit që garon në elitën e futbollit kosovar, ka qenë i rregulltë me deklarime dhe raportime në Administratën e Futbollit të Kosovës.

Kështu të paktën bëjnë me dije  brenda klubit nga Anamorava.

Siç mësohet, te klubi gjilanas, janë të rregullta pagat, por edhe kontributet pensionale tek i gjithë stafi – si te futbollistët ashtu edhe te stafi teknik.

Të ngjashme