Klubi anglez e do Florian Kamberin

Prishtinë | 12 Kor 2020 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Vazhdon të mos marrë ende një zgjidhje e ardhmja e sulmuesit të kombëtares shqiptare Florian Kamberi.

Pasi përfundoi periudhën e huazimit te Glasgow Rangers, Kamberi është rikthyer te Hibernian pasi skuadra e drejtuar nga Steven Gerard vendosi të mos e blejë kartonin e tij.

Gjithsesi te Hibernian 25-vjeçari i rritur si futbollist në Zvicër nuk do të qëndrojë gjatë.

Për të ka oferta nga Gjermania dhe Polonia, por Kamberi mund ta vazhdojë karrierën në Britaninë e Madhe pasi sipas “Daily Record” sulmuesi shqiptar kërkohet nga Hull City që luan në Championship dhe shumë shpejt transferimi i Kamberit te “tigrat” mund të bëhet realitet./ge

Të ngjashme