Klubi anglez shkarkon trajnerin

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 13:13 | Nga

West Bromwich Albion ka ndarë rrugët me trajnerin, Alan Pardew, pas tetë humbjeve radhazi.

56 vjeçari ishte emëruar trajner me 29 nëntor, pasi Albionët larguan Tony Pulis, i cili kishte 10 ndeshje në Premier Ligë pa fitore.

Humbja 2-1 në shtëpi kundër Burnley të shtunën la Albion 10 pikë larg nga pozita që u siguron qëndrim në Premier Ligë kur kanë mbetur vetëm edhe gjashtë ndeshje.

Vendin e tij do ta marrë përkohësisht Darren Moore, një nga trajnerët e klubit.

“West Bromwich Albion dhe Alan Pardew janë pajtuar bashkarisht që të ndajnë rrugët”, thuhet në njoftimin e klubit.

“Do të largohet gjithashtu edhe asistenti kryesor John Carver. Klubi falënderon Alan dhe John për përpjekjet e tyre dhe u dëshiron çdo të mirë në të ardhmen”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme