Klubi anglez tallet me Lionel Messin

Prishtinë | 20 Qer 2019 | 11:21 | Nga Ekonomia Online

Klubi anglez Newcastle United është tallur me Lionel Messin, pas barazimit të Argjentinës 1:1 me Paraguain në Kupën e Amerikës duke e quajtur gjeni lojtarin e vet paraguaian, Miguel Almiron, ndërsa Messin thjesht një futbollist.

Argjentina bëri një tjetër paraqitje bizare në Kupën e Amerikës të mërkurën pasmesnate dhe i shpëtoi humbjes vetëm falë golit të Messit nga penalltia, duke i mbajtur ende gjallë shpresat për ta kaluar fazën grupore në përpjekje për ta fituar këtë trofe për herë të parë që prej vitit 1993.

Almiron e përgatiti golin e epërsisë së Paraguain i shënuar nga Richard Sanchez me një vrapim brilant, por Messi shënoi nga pika e bardhë në pjesën e dytë në ndeshjen e rrethit të dytë të Grupit B në Belo Horizonte.

Pas ndeshjes, Newcastle e shfrytëzoi paraqitjen fantastike të lojtarit të vet, Almiron, në këtë takim, për t’u tallur me Messin.

“Një gjeni i futbollit dhe Lionel Messi”, shkroi klubi anglez në përshkrimin e një fotografie të Almironit me legjendën argjentinase, të postuar në Facebook.

Almiron iu bashkua Newcastle Unitedit për një shumë rekorde për klubin, 22 milionë funte, në janar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme