Klubi anglez transferon yllin e Dinamo Zagrebit

Prishtinë | 09 Gus 2018 | 14:01 | Nga

Leicester City kanë arritur marrëveshje me Dinamo Zagrebin për transferimin e mbrojtësit Filip Benkovicit. Ai nënshkroi kontratë pesëvjeçare, e cila e mbanë në Angli deri në vitin 2023.

Leicester City e transferoi yllin kroat për 14.5 milionë euro. Në garë për të ishin edhe klube të tjera të mëdha, ndër të cilat më së shumti interesim kishte shprehur Chelsea, përcjell Gazeta Express.

“Do të jap gjithë zemrën time për këtë klub, për të gjithë tifozët, për të gjithë. Shpresoj se do të kemi rezultate të mira këtë sezon”, ka thënë 21-vjecari për faqen zyrtare të klubit.

Leicester City e fillon të premten sezonin e ri të Premierligës me ndeshjen kundër Manchester Unitedit. Kjo do të jetë ndeshja hapëse e sezonit të ri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme