Klubi i madh suedez nderon Labinot Harbuzin, futbollistin kosovar që u nda nga jeta javë më parë

Prishtinë | 21 Tet 2018 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Malmo e ka nderuar Labinot Harbuzin në ndeshjen kundër Hammarbyt.

Futbollisti kosovar, Labinot Harbuzi u nda nga jeta më 11 tetor pas një sulmi në zemër, transmeton GazetaMetro.

Harbuzi ishte pjesë e shumë skuadrave të njohura, derisa për Malmon, klubi i cili e nderoi në takimin ndaj Hammarbyt kishte luajtur për tri sezone ku kishte realizuar 4 gola në 50 paraqitje.

Malmo dje e mposhti Hammarbyn me rezultat 2-1, ndërsa në minutën e 23-të i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë për ta nderuar me duartrokitje tashmë të ndjerin Harbuzin.

Tifozët e Malmos shfaqën edhe një baner ku shkruante ‘Pusho në paqe Labi’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme